Në një mesazh të fundit nga Saranda, deputetja opozitare Ina Zhupa tentoi të përcillte sërish një realitet gri sa i përket ekonomisë, duke zgjedhur dhe foto pikante si ilustrim të qëndrimit të saj politik. Ndërsa komentet janë po ato rutinoret.
“Me qytetarët dhe bizneset e vogla në Sarandë për situatën ekonomike që po kalon vendi dhe për të shpjeguar disa propozime të PD që i vijnë në ndihmë atyre.
Një tregtare më tregon që ka kohë që nuk i vjen dikush të blej me lek letër por vetëm qindarka që mezi i mbledhin”, shkruan e zgjedhura e opozitës për Sarandën më 25 prill.
Sipas saj, vetëm PD e ka formulën e zgjidhjes.
“Partia Demokratike ka cuar në kuvend një iniciativë ligjore për propozimin e uljes së TVSH-së për produktet ushqimore të shportës nga 20% në 6%.
Me këtë masë nxitet konsumi dhe ju vijme në ndihmë qytetarëve dhe biznesve që janë gati në prag falimentimi.
E kemi për detyrë që ti shërbejmë me cdo mundësi qytetarëve dhe vetëm ky do të jetë misioni jonë”, beson znj. Zhupa. /sarandacity.al/