Ka qenë tejet interesant fundi i një rinumërimi kutish të 25 prillit për Qarkun Vlorë, aty ku përfshihet dhe Saranda, pasi është vërtetuar një “humbje” votash, tipikisht vjedhje, për kandidatin Jolio Dine, një pretendim që ky i fundit, bazuar në disa të dhëna e fakte, e kishte që në fund të mbylljes së procesit.
Kështu, ka përfunduar rinumeëimi i votave personale në Qarkun Vlorë, ku KQZ kishte zgjedhur rastësisht 45 kuti në gjithë Qarkun nga 445 gjithsej në këtë Qark.
Nga rinumërimi kanë rezultuar se kandidatja Ina Zhupa ka përfituar pa të drejtë 26 vota. Më shumë vota ka përfituar pa të drejtë Vangjel Anagnosti, plot 40.
Ndërsa kandidatëve Jolio Dine e Bujar Leskaj, komisionerët u kanë vjedhur përkatësisht 7 dhe 10 vota. /sarandacity.al/