Media greke publikoi pamje por jo të drejtpërdrejta, të aksidentit të tmerrshëm të ndodhur në Greqi, ku një 21-vjeçar, për të cilin thuhet se është shqiptar, përplasi për vdekje një shpërndarës picash.
Në video shihet se si fluturon makina e tij në rrugë, për t’i marrë më pas jetën një 47-vjeçari, baba të dy fëmijëve, që mbante familjen duke shpërndarë pica.
Raportohet se drejtuesi(shqiptari), automjetin me të cilën udhëtonte me shpejtësi të madhe e kishte marrë hua tek kushëriri i tij. Më tej thuhet se nuk kishte as patentë e madje ishte i dehur.
Në disa media greke veçohet fakti se si kishte kaluar dhe me të kuqe në semafor. /sarandacity.al/
https://youtu.be/sMyKSd-iZPU