Në vazhdën e rezultateve nga rinumërimi i disa kutive të Qarkut Vlorë, mbi vërtetësinë e rezultateve të 25 prillit, ku veçojnë kutitë e Sarandës, është vërtetuar dyshimi për një “masakër” (kështu i cilëson PD zgjedhjet e 25 prillit) brenda vetë PD-së. Kjo, sa i takon asaj që kandidati Dine ka rezultuar fitues.
Më konkretisht, në vetëm një kuti të Konispolit, zonë çame ku Jolio Dine gëzon mbështetje të fuqishme si çam, komisionerët demokratë i kanë shtuar 10 vota kandidates Ina Zhupa, ndërkohë që i kanë vjedhur 2 vota kandidatit Dine dhe 8 të tjera i kanë marrë ndoshta nga votat që ishin vetëm për PD-në dhe për asnjë kandidat.
Ka ndodhur kjo me Kutinë 4706, Shkolla e Mesme Konispol. /sarandacity.al/