Po harrohej por nga EUROPOL-i po na kujtohet ai që deri dje drejtonte Policinë e Shtetit, Ardi Veliu.
Kështu, Drejtoresha e EUROPOLI-it, Catherine de Bolle i ka dërguar një letër falënderimi për bashkëpunimin ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, dorëhequr pak javë më parë.
Ajo e vlerëson kontributin e ish-drejtorit Veliu në zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në zbatimin e ligjit.
“U informova se shërbimi juaj i dalluar si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Shqiptar ka përfunduar. Më lejoni ta shfrytëzoj këtë mundësi për t’ju falënderuar për bashkëpunimin frytdhënës midis Europolit dhe Policisë së Shtetit Shqiptar nën udhëheqjen tuaj. Mbështetja juaj në Europol për të luftuar seriozisht krimin e organizuar, ka kontribuar sigurisht në zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në zbatimin e ligjit midis Europës dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor”, shkruan de Bolle.
“Jam e sigurt se bashkëpunimi midis Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Europolit do të mbetet i shkëlqyer edhe në mandatin e pasardhësit tuaj, Drejtorit të Përgjithshëm, Gledis Nano. Ju uroj çdo sukses në të ardhmen tuaj profesionale dhe faleminderit edhe një herë për mbështetjen tuaj në punën e Europol-it”, thekson ajo në letrën e saj. /sarandacity.al/
814412 559418I basically ought to tell you which you have written an excellent and distinctive post that I truly enjoyed reading. Im fascinated by how well you laid out your material and presented your views. Thank you. 372840
936239 421372Register a domain, search for available domains, renew and transfer domains, and decide on from a wide variety of domain extensions. 237987
908285 529797Some times its a discomfort inside the ass to read what blog owners wrote but this website is really user pleasant! . 955434