Dita kur Basha përcolli në banesën e fundit të shtrenjtin prind, babain, nuk ka përbërë arsye për kundërshtarin më të rreptë të tij të momentit, Sali Berisha, që të mos e mbajë “Foltoren” e planifikuar në Kamëz.
Por ky vetëfrenim etik i munguar, karakteristik për njeriun që handikapin më të madh e ka pikërisht etik më shumë se sa politik, u shfaq gjithsesi te fakti që nuk e pati Bashën si kryefjalë të ligjërimit të tij të ashpër, duke e zëvëndësuar më Zaevin që humbi zgjedhjet në Maqedoni.
“Dua të përshëndes nga kjo foltore zgjedhësit dhe votuesit e Maqedonisë që ja prenë biletën një aventurieri i cili me aventurën e tij e shëndërroi Maqedoninë e Veriut në një mollë sherri midis Bullgarisë dhe Serbisë. Maqedonia u krijua për të mos lejuar formimin e Serbisë së Madhe por as atë të Bullgarisë së Madhe. Por ky vrapoi drejt Beogradit njësoj si të ishte i biri i Pashiqit.
Zhvillimi iu madh pozitiv në Maqedoni ishte se aty ku u pagëzua me emrin e George Soros (Open Balkan) vdiq dy ditë më parë nga vota e qytetarëve të Maqedonisë”, u shpreh Berisha.
E sulmuara tjetër qe Yuri Kim.
“Nuk mund të blejë dhe shesë me viza si Kolombi me pasqyra indianët demokratët e Shqipërisë”. /sarandacity.al/