Kryedemokrati i Delvinës ka përcjell padakortësinë e tij etike që, ditën kur Basha ka përcjellë për në banesën e fundit të atin e tij që humbi jetën këto ditë, politika e ditës nuk e merr në konsideratë as këtë moment sublime njerëzor.
Pezmi tij duket se ka në shënjestër Berishën, i cili dhe sot organizoi “Foltore”, ku gjithsesi e kurseu Bashën, pa e përmendur apo akuzuar si zakonisht, ndonëse “Foltorja” është sajuar apostafat për goditjen e Bashës.
“Sot, në ditën kur Lulzim Basha varrosi babain e tij, mund t’i kishit kursyer sulmet, ka ditë nesër.
Edhe hasmi i gjakut tregon respekt ndaj kundërshtarit në ditë mortore.
Në fakt, kur ‘zot’ ke interesat, nuk do t’ja dish për virtyte, morale, tradita, apo parime zakonore”, shkruan i pari i demokratëve të Delvinës.
Gjithsesi, z. Imeri nuk mban qëndrime apriori kundër njërit apo pro tjetrit, duke shprehur konsideratë herëpashere dhe për rolin historik të Berishës në PD, porse kritika e tij ka një kontekst të caktuar etik, në raport me atë që prishin rendin normal të jetës, me të mirat e të këqijat, e cila është vdekja. /sarandacity.al/