Gjykata e Sarandës ka dënuar të hënën, 1 nëntor 2021, me 5 vjet, 2 vjet dhe 10 muaj burg, tre të rinj për akuza të ndryshme që lidhen me kapjen e 2.8 kg marijuanë në 25 gusht të vitit 2019.
Gjyqtari Shkelzen Liçaj ka dënuar me 5 vjet burg për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” 22-vjeçarin Nuri Shero nga fshati Shalës, Konispol, me 2 vjet burg për “moskallëzim krimi”, 23-vjeçarin Alket Avdi nga fshati Dishat, Konispol dhe me 10 muaj burg për “moskallëzim krimi”, si dhe 21-vjeçarin Andrea Sadiku nga fshati Shëndelli, Konispol.
Tre të rinjtë, në datën 25.08.2019, rreth orës 21:50 janë kapur nga patrulla e policisë kufitare në afërsi të Stacionit të Policisë “Qafë Botë” me një çantë me ngjyre rozë, brenda të cilës ka pasur një sasi lënde narkotike të ngjashme me ngjyrë dhe erë me atë të “cannabis sattiva” dhe që ishte e mbështjellë me letër natriban, e cila rezultoi 2 kg 820 gram.
Droga ishte marrë në fshatin Vrinë, në vendin e quajtur “Kthesa e Vrinës”, me qëllim për të paguar një shumë prej 500 euro, për të cilat në marrëveshje me njëri-tjetrin, do të shkëmbehej midis tyre për blerjen e një motori të markës “Yamaha”, i cili është sekuestruar me cilësinë e provës materiale.
Me dënimet e marra, Avdi dhe Sadiku duket se i kanë shlyer ato gjatë qëndrimit në paraburgim dhe më pas në “Arrest shtëpie”, ndërkohë që Nuri Shero duhet të qëndrojë ende në “Arrest shtëpie” deri sa vendimi të marrë formë të prerë në Gjykatën e Apelit. Tre të rinjtë, pas arrestimit qëndruan për një fare kohë në paraburgim, ndërsa më pas u lanë në “Arrest shtëpie”.
Në llogaritjen e dënimit për secilin prej të rinjve, gjykata ka urdhëruar njohjen dhe konvertimin edhe të kohës së qëndruar në qeli dhe në shtëpi të të pandehurve. /sarandacity.al/
480850 55716 warning Dont any of you men and women ever take me to CiCis pizza! There food looks offensive!|Urban_Elegance| 649889
568689 156105I surely did not understand that. Learnt one thing new today! Thanks for that. 695241
647573 599083Just wanna input on few general issues, The internet site style is perfect, the articles is extremely excellent : D. 128727
329317 734066I savor, cause I discovered just what I was taking a look for. 74940