Me devizën qeveritare që përgatitjet për sezonin e ardhshëm duhet të nisin që tani, Bashkia Sarandë, siç informon kreu i saj, e ka hedhur hapin e parë që tani në nëntor.
“Nisëm sot ciklin e dëgjesave me grupet më të mëdha të interesit për sezonin, fokusi me operatorët turistikë ishte sezoni që lamë pas dhe sfidat që na presim për sezonin e ardhshëm turistik.
Nga bashkëbisedimi me bizneset më të qenësishme turistike, të trajtuar nga Bashkia si partnerë të qëndrueshëm, morëm mendime dhe sugjerime të vlefshme, për të përmirësuar së bashku ofertën turistike në vitin që vjen dhe që buxheti i vitit 2022 të jetë një instrument për sezon edhe më të mbarë, si dhe për të ofruar një qytet më cilësor për t’u banuar dhe më të kërkuar për të pushuar”, shkruan kryebashkiaku Gurma. /sarandacity.al/