Aktivisti social nga Saranda, njëherësh avokat, Adriatik Lapaj, hodhi idenë e shkarkimit të komisionrëve të Vettingut. Sipas tij, rendimeti i punës së tyre është i ulët sa nuk e meritojnë të vijojnë punën.
“Me një kontroll të lehtë që bëra, konstatoj se vettingu ka 52 muaj që ka filluar, nga këto muaj janë 12 komisionerë të miratuar nga parlamenti. Janë bërë 466 kontrolle të magjistratëve dhe mesatarja e një komisioneri në këto muaj është 0.74 vendime në muaj për komisioner.
Një komisioner që ka rrogë speciale, shofer, dieta, statusin e gjyqtarit, ka redaktor gjuhe, ka këshilltar jep 0.74 vendime në muaj.
E dini sa është mesatarja e gjyqtarëve që këta vetojnë?
Kanë gjykuar mesatarisht gjyqtarët e Tiranës mesatarisht në 10 vitet e fundit 42 vendime në muaj, ndërkohë që këta që vetojnë japin 0.74 në muaj, as edhe një vendim”, tha Lapaj në Open në TCH.
Sipas tij, “PD duhet të vendosi si kusht është vetëm një: Kjo trupë e vettingut duhet të shkarkohet dhe të miratohet një trupë e re dhe vettingu të mos kalojë në kërcënimin që e kapi Rama apo ‘x’ dhe ‘y’”.
“Ne nuk mund të rrimë në vullnetin e disa njerëzve që paguhen dhe s’kanë bërë punën. Këta duhet të shkarkohen!
Këta 12 komisionerë duhet të shkarkohen dhe të mos marrin statusin”, argumentoi ai. /sarandacity.al/
.