Kryeministri Rama përmendi sërish Konispolin në avokatinë që ai i bën projektit bashkëpunues me armikun(Serbinë) e jo vetëm, “Open Balkan”.
Në takimin e radhës në Beograd, me në krah Vuçicin, si dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov, kjo pas dorëheqjes së Zaevit, Rama tha pjesën e përfitimeve ekonomike të projektit:
“Më vjen shumë mirë që jemi fokusuar aty ku ëhstë dhe thelbi i kësaj nisme, si të zgjerojmë ekonomitë tona, tregjet tona. Të cilat janë tregje të vogla, por që nëse integrohen me njëra-tjetrën, kthehen në një treg të rëndësishëm, jo vetëm për ne, por edhe për investime të huaja direkte.
Më vjen shumë mirë që sot na u dha mundësia të ballafaqohemi direkt me sipërmarrësit, nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe problemet e tyre reale. Të gjithë njëzëri, në mbështetje të Ballkanit të Hapur, ata kërkojnë që ajo që ne nënshkruajmë të kthehet në realitet dhe lehtësime në kufi për ta. Kemi eksportues në nga Serbia, Shqipëria dhe vende të tjera.
Për të çuar eksportet nga Konispoli në Serbi, nga ara, duke i kaluar nëpër dogana. Apo të presësh tre javë nga agjencia e vendit tjetër, për produkte që vijnë nga një vend tjetër”, tha Rama. /sarandacity.al/