Pas shpalljes së ligjshme të Lokaleve të 30 qershorit që u bojkotuan nga PD-LSI, ekziston një paralajmërim se çdo të bëhet me tej nga forcat opozitare.
Ishte kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, e cila kur u bë kërkesa në Kushtetuese, u shpreh se nëse Gjykata nuk i shpallte ilegjitime zgjedhjet, atëherë do t’i drejtohej Gjykatës së Strasburgut.
“Ne pretendojmë që ky proces ka qenë ilegjitim. Gjykata nëse do marrë një vendim, do marrë një vendim të qartë.
Nëse s’jemi të kënaqur me vendimin do shkojmë në Strasburg.
Nëse Kushtetuesja s’e merr fare në konsideratë të marrë një vendim, në këtë rast bëhet e vështirë për të shkuar në Strasburg”, tha ajo. /sarandacity.al/