Autoritetet greke zbuluan emrin e shqiptarit të arrestuar dy ditë më parë në Janinë.
Fjala është për Dhimitër Margon, 48-vjeç.
Ai u kap me 8 kg heroinë të ndara në 16 pako dhe 13 kg 950 gram marijuanë të ndarë 13 pako.
Në kërkim është shpallur një tjetër shqiptar, pronar i mjetit ku u kap droga. /sarandacity.al/