Gjykata e Sarandës caktoi masën “arrest me burg” për tre personat nën akuzë si autorë të grabitjes me armë të noterit Thoma Kaçi, ngjarje e ndodhur në Lagjen 4 në Sarandë.
Ata janë: Oltjon Kolonja alias Oltjon Pula 39-vjeç, Elis Avduli allias Mile Xhafa, 52 vjeç dhe Vladrias Himaj, 34 vjeç.
E njëjta masë për autorët ishte kërkuar më herët edhe nga prokurori Ilir Hoxha.
Por gjatë seancës, treshja nuk e ka pranuar akuzën. Nga ana tjetër, prokurori Hoxha paraqiti disa prova që sipas tij janë të mjaftueshme për mbajtjen të izoluar deri në përfundim të hetimeve.
Autorët e akuzuar për grabitje i kërkuan 100 mijë euro noterit, duke e kërcënuar me jetë. Ndërkohë, noteri i ka dhënë 20 milionë lekë të vjetra që kishte në banesë. /sarandacity.al/