Kryeministri Rama u në mbrojtje të gjuhës e letërsisë si lëndë në shkolla, edhe nga pozita e një prej lëvruesve më cilësore të shqipes në publicistikën shqiptare, gjatë kohës që ushtronte publicistin e jo politikanin.
Gjatë një bashkëbisedimi me gjimnazistë në Kamëz, Rama tha se “gjuha shqipe është në rrezik nga humbja e vazhdueshme për shkak të mungesës së përdorimit me korrektësi dhe për shkak të boshllëqeve që janë krijuar në vite”.
Ne e kthyem gjuhën shqipe edhe në nivelin e gjimnazit. Megjithëse me këto mrrokullat që i keni futur nëpër xhepa, me këto shkurtimet pz, prz, krijohet një tjetër kulturë komunikimi dhe të gjithë janë të shqetësuar se çfarë ndodh me gjuhën në brezin më të ri. Është tkurrje e aftësisë për të menduar e gjykuar, jo çështje se çfarë do të pësojë gjuha por truri”.
Po ashtu, ai i tha përgjigje një studenteje, e cila e konsideronte letërsinë si një lëndë që nuk i nevojitet në gjimnaz për aq kohë sa studimet e larta do t’i vazhdojë për mjekësi.
“Pavarësisht se do bëhesh mjeke, të kesh vëmendje për letërsinë se të ndihmon dhe në mjekësi sepse diçka më shumë se kaq. Mjeku nuk është kasap që po trajton organizma të gjallë që i përkasin botës së kafshëve. Ata që vrasin qen, nuk ka bërë një orë letërsi”. /sarandacity.al/