Kryeministri Rama përcolli një paralajmërim këtë mëngjes, me anë të një videomesazhi, se dhe në Shqipëri mund të ndodhë ajo që ndodh gjithëkund në Europë, ku të pavaksinuarit s’mund të hyjnë në bare e restorante e jo vetëm.
“….Dhe me ftesën për të pavaksinuarit që të vaksinohen një orë e më parë, për të mbrojtur veten e për të mos u ndodhur jashtë mundësisë së aksesit në mjedise publike, nëqoftëse situata e dimrit do ta imponojë, ju uroj një fundjavë të mbarë”.
Kujtojmë se disa ditë më parë, edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu paralajmëroi mundësinë për green pass për të gjithë baret dhe zonat e tjera të shërbimit për qytetarët. /sarandacity.al/
https://youtu.be/DHEQfXgN5zM
795080 87535I dugg some of you post as I cogitated they were very beneficial invaluable 458425