Policia e Sarandës njofton për arrestimin e një personi, i cili ka qenë edhe pa patentë në drejtimin e automjetit edhe me kanabis në të.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Xh., 32 vjeç, banues në Ksamil, pasi është konstatuar nga shërbimet, në rrugën Sarandë-Ksamil, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi si dhe gjatë kontrollit të ushtruar i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa”, thuhet në njoftimin policor.
Githashtu, një arrestim tjetër ka vënë në pranga një të ri delvinjot, por për tjetër arsye.
“Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim policor L. S., 32 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij”. /sarandacity.al/