Një aksident që mund të kishte patur pasoja të rënda e për fat jo, ndodhi këtë pasdite në Qafë Gjashtë.
Një frenim i gabuar i një mjeti të tretë, solli përplasjen e një Mercedezi dhe një Opeli, siç mund të shihet në foto.
Fati ka qenë me Opelin, ku ndodhej një familje brenda saj, një çift bashkëshortësh me fëmijë. Ata nuk kanë pësuar dëmtime, ndërkohë që bashkëshortja e drejtuesit ndodhet në gjendje tronditjeje.
Aksidenti ndodhi afër vendit ku ditë më parë u aksidentua një ri nga një makinë me shpejtësi, ndodhur kjo në orët e mbrëmjes së vonë.
Policia në vendgjarje po punon për zbardhjen e shkakut. /sarandacity.al/