Kryeministri Rama zbuloi disa aspekte nga jeta e tij private gjatë një interviste për News 24 nga selia qeveritare.
Ai rrëfeu pasionin e tij për kinemanë, filmat, duke thënë se dy-tre herë në javë, nga ora 1 e deri në 3 të natës, ndiqte një film. Për librat tha se vijonte të lexonte por jo më libra artistikë.
Tha se lexonte çdo ditë artikuj të mediave të huaja, apo libra që kishin të bënin me pozicionin e tij si politikan.
Tha gjithashtu se kur i duhet t’i drejtohej Rinasit për udhëtime pune, ndihej sikur po shkonte në zbor dikur, në Mamurras(zborri i studentëve dikur, i cili zëvëndësonte detyrimin ushtarak, kryhej pikërisht në Mamurras.
Këtë, Rama e tha si përgjigje ndaj atyre që mendojnë se ai po bën qejf duke shëtitur nëpër botë.
Ndëkohë, zbuloi të një metë te vetja, një lloj paaftësie siç e quajti, duke iu referuar asaj çfarë kishte mësuar nga kancelarja Merkel. Ajo, tha Rama, nuk e thotë fjalën e fundit të parën. Pra, në gjykimin e tij mbi veten, këtu çalonte. /sarandacity.al/