Ish-kryeministri Berisha realizoi “Foltoren” e pritshme, atë me të rinj demokratë, duke përcjellë mesazhin se plaku ka dhe rininë me vete.
Ai sulmoi Bashën për shpalljen e zgjedhjeve të reja në FRPD, duke thënë se ai ka frikë nga anëtarësia e partisë dhe i mbyllur në zyrë jep urdhra për uzurpimin e FRPD dhe LDG.
“Duhet të ishte këtu në një debat të hapur. Por i kyçur në zyrën e tij jep urdhra me telefon për uzurpimin e FRPD dhe Lidhjes së Grave.
Forumi ka drejtuesit e tij, statutin e tij. Ai nuk është pronë e askujt, por tërësi e idealeve më fisnike. Askush nga ju nuk është kundër zbatimit të statutit, askush nuk është kundë proceseve zgjedhore, por ato janë kompetencë ekskluzive e juaja.
Do të jeni ju që organizoni procesin zgjedhor dhe zgjidhni drejtuesit. Kryetarin e ka kapur një frikë e tmerr nga anëtarësia e partisë. Është krejtësisht i pashpresë.
Ftojeni në debat, të mos fshihet dhe të mësojë nga ju ABC e demokracisë. Po sillet sikur është shkolluar në Korenë e Veriut”, deklaroi Berisha. /sarandacity.al/