Kryemokrati Basha ka lënë pas vetëpërmbajtjen e tij përballë Berishës, duke guxuar të thotë të paimagjinueshmen deri dje për të: Koha e tij ka mbarruar!
“Koha e Sali Berishës ka mbaruar. Bashkë me të ka mbaruar edhe koha e mandateve të skaduara dhe e përdorimit të PD-së dhe forumeve të saj për interesa personale.
Asgjë dhe askush nuk do ta kthejë PD-në në një bunker për interesat personale të Sali Berishës”, tha njeriu që deri dje ishte më i përkedheluri në 15 vite në PD nga vetë lideri i saj, pasi u fut aty pikërisht nga ai, duke iu dhënë edhe partia një ditë.
Pos kësaj, Basha ka huzuar diç nga profesioni parapolitik i Berishës, mjekësia, për ta krahasuar me një send mjekësor.
“Prej javësh, Sali Berisha me zdërhalljet e tij është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Ramës. Unë jam i vendosur ta këpus edhe këtë tub oksigjeni”, u shpreh Basha në mbrëmje, para një mbledhje Kryesie të PD-së. /sarandacity.al/