Raporti më i fundi i Policisë së Qarkut raporton për rastin e arrestimit të një 43-vjeçari në Delvinë, i cili kapur duke drejtuar automjetin pa patentë.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin B. K., 43 vjeç, banues në Delvinë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi”.
Dhe këtu është rasti për të theksuar se në Delvinë, ata që s’posedojnë patentë dallohen me sy të lirë, pasi është fjala për shumë adoleshentë nën moshën e pajisjes me leje drejtimi, të cilët janë në fakt në timon dhe i japin makinës “për bukuri”, duke qarkulluar brenda për brenda.
Ndërsa në rastin e arrestimit është fjalë për një moshë madhore, që njuk dihet nëse është ndaluar në Delvinë apo jashtë saj. Kjo pasi vitet e fundit edhe Rrugorja e Delvinës kaloi në Sarandë, duke e varfëruar edhe më Komisariatin e këtij qyteti. /sarandacity.al/