“Foltorja” e radhës e Berishës do jetë pikërisht në Sarandë, në qytetin ku ai kthehet pas disa vitesh, që kur ishte në pushtet si kryeministër.
Do jetë e premtja ku ai do përcjellë kumtet e tij anti-Basha, tashmë edhe të ashpra, gjë që po e çojnë PD-në drejt një ndarjeje të shmangshme.
Nga baza demokrate e Sarandës deri më tani nuk ka qenë të qarta publike pro apo kundër, por atë ditë, disa drejtues lokalë janë në provën e madhe të pozicionimit.
Në këtë provë është dhe deputetja Ina Zhupa.
Mësohet ndëkohë se ish-drejtuesi politik i PD-së në Sarandë, ish-deputeti Arben Ristani, ka punuar me strukturat e kështushme për një mbledhje të sa më shumë firmave për Kuvendin Kombëtar, i cili konsiderohet si një vend ku do votohet shkarkimi i Bashës. /sarandacity.al/