Një tjetër arrestim i bujshëm në Breg, në kuadër të vjedhjes së dy dosje pronash në Dhërmi, ndodhur kj në zyrat e Këshillit të Qarkut në Vlorë.
Mësohet se më urdhër të Prokurorisë është ndaluar shtetasi Elton Marko, me detyrë inxhinier topograf i Bashkisë Himarë.
Sipas TCH, Elton Marko, në 23 prill 2021, ka regjistruar në ASHK-në Vlorë pasuritë hipotekore 307-308-309, ZK.1481, fshati Dhërmi, nën pronësinë e familjarëve të tij, Arqile Marko, Mimoza Marko, Elton Marko dhe Larisa Marko, për pasurinë e llojit “ullishte” dhe “arrë”.
“Nga aktet hetimore provohet se i dyshuari shtetasi Elton Marko, ka falsifikuar dokumentet e pronësisë AMTP-të, aktet me numër 305,306 dhe 307, datë 30.11.2017, si dhe shkresën nr. 731/1 prot, datë 09.03.2021, të Bashkisë Himarë, Drejtoria e Manaxhimit dhe Mbrojtjes së Tokës, Pyjeve dhe Kullotave, shkresë me të cilën dokumentet janë bërë hyrje pranë institucionit Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë dhe ka përdorur mekanizmin e dërgimit të shkresës të falsifikuar dhe dokumenteve të falsifikuara nëpërmjet shërbimit postar”, thuhet në dokumentin e siguruar nga TCH.
Nga analiza e provave të deritanishme të marra në fazën e hetimit paraprak, rezulton se ka dyshime të bazuara në prova se inxhinieri Elton Marko ka kryer veprat penale “Falsifikim të dokumenteve”’ dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. /sarandacity.al/