Bashkia e Sarandës i përcjellë publikut ftesën për të qenë prezente në një Dëgjese Publike lidhur me Projektbuxhetin lokal 2022.
“Në vijim të këshillimeve me publikun, për projektbuxhetin 2022, dita e enjte, 11 nëntor 2021, është rezervuar për të dëgjuar propozime, sugjerime e mendime nga qytetarë e Sarandës.
Janë të lutur të gjithë qytetarët të përfshihen dhe të bëhen pjesë e këtij diskutimi në sallën pranë e Bashkisë Sarandë, duke respektuar edhe masat anti COVID-19.
Në orën 10:30 diskutimi do të jetë me banorë të lagjeve 1 e 2, ndërsa në orën 12:00 me banorë të lagjeve 3 e 4, të qytetit.
Jeni të mirëpritur!”, shkruan Bashkia.
Ndërkohë, më të fundit takim me banorë në këtë kuadër, kryebashkiaku Gurma e pati në dy zona periferike të Sarandës.
“Ishim në Metoq dhe Shelegar, në dëgjesat publike, ku prekëm nga afër shqetësimet e banorëve dhe diskutuam mbi atë çka duhet të përmirësojmë në vitin e ardhshëm, në shërbimet karshi komunitetit dhe në investimet në këto zona”, shkruan Gurma. /sarandacity.al/