Një valë arrestimesh të bujshme kanë tronditur Bashkinë e Vlorës, një bashki bregdetare e Jonit, si ajo e Himarës e Sarandës, fqinje në radhe më njëra-tjetrën.
Është arrestuar aty kreu i Zyrës së Urbanistikës, Rubin Hekurani.
Në pranga kanë rënë edhe dy zyrtarë të tjerë, po të Urbanistikës, konkretisht Klaudjo Mehmetaj dhe Parid Klausi.
Shkak i arrestimit mësohet se është dhënia e një leje ndërtimi për një person në rrugën transballkanike.
Rubin Hekurani dhe Klaudjo Mehmetaj akuzohen për shpërdorim detyre. Ndërsa Parid Klausi është personi që përfitoi në mënyrë jo të rregullt lejen e ndërtimit. Ai është pronar i një lokali për të cilin përfitoi lejen për një shtesë në godinë.
Është ky një sinjal që ndëshkime të ngjashme mund të trokasin aty ku janë bërë shkelje të ngjashme, ku në shënjestër këto kohë janë pikërisht bashkitë bregdetare. /sarandacity.al/