Dy akuza kanë çuar në pranga një të ri në Sarandë, sipas asaj çfarë përcjell zyrtarisht Policia.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprat penale ‘Plagosja e lehtë me dashje’ dhe ‘Prishja e qetësisë publike’ shtetasin S. M., 34 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka goditur me grushta dhe sende të forta shtetasin A. K., si dhe ka prishur qetësinë publike”, thuhet në njoftimin zyrtar. /sarandacity.al/