Detaje të reja kanë ndodhur nga krimi i kryer në Greqi nga shqiptarja Klodian Çela, e cila qëlloi me disa plumba duke lënë të plagosur babanë e fëmijës së saj Jorgo Neos.
Raportohet se 68-vjeçari i plagosur po lufton me jetën dhe është futur në sallën e operacionit për shkak të plumbave të marrë.
Mediat greke ndërkohë raportojnë se ngjarja e ndodhur ishte kulmi dramatik i një thrilleri gjyqësor me episode të shumta.
Kush është artistja që qëlloi dhe plagosi rëndë babanë e fëmijës së saj?
Nga ana tjetër, Policia po heton se si e kishte siguruar armën Klodiana me të cilën qëlloi dy herë ne bark dhe në gjoks babanë e vajzës. Gjithashtu po hetohet se kush janë bashkëpunëtorët e saj që e kanë ndihmuar që ajo t’i bënte pritë 68-vjeçarit.
Hetimet paraprake tregojnë se shkaku i debatit të madh që pati gruaja nga Shqipëria, e cila pretendon se është artiste, me mjekun okulist, është vogëlushja që atyre u erdhi në jetë 13-vite më parë. Një vendim gjykate i dha të drejtën e kujdestarisë së vajzës babait të saj. Por ky vendim nuk u pranua kurrë nga shqiptarja.
Mësohet se pasditen e sotme burri grek ishte jashtë shtëpisë së tij në Chalandri, pasi kishte marrë vajzën nga shkolla. Gruaja shqiptare raportohet se është fshehur në bodrumin e pallatit dhe kur është shfaqur me vogëlushen i është hedhur përpara dhe ka nisur të bërtasë.
Nga sherri ajo ngriti revolen dhe shtypi dy herë këmbëzën. Plumbat e kapën mjekun në bark e gjoks. Vajza 13-vjeçare ishte dëshmitare e kësaj skene të tmerrshme. Më pas shqiptarja, sikur asgjë nuk kishte ndodhur, vrapoi dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Megjithatë policia arriti ta arrestonte në një lagje tjetër.
Si justifikim gruaja shqiptare ka thënë se veprim e ndërmori si hakmarrje për rrëmbimin e vajzës së saj, për të cilën pretendon se është përdhunuar nga i plagosuri.
Vlen të theksohet se familja e mjekut që u sulmua, në fakt gruaja e tij angleze ishte rrahur nga shqiptarja.
Autores raportohet se i ishte ndaluar afrimi me familjen në një distancë prej 100 metrash, shtëpinë në Chalandri, spitalin ku punonte okulisti në Avenue Kifissia.
Mirëpo, sipas të afërmve të familjes, artistja shqiptare nuk i ka respektuar dhe pas çdo shkeljeje, vizitat në Polici kanë qenë të shpeshta. /abc/