Bashkia e Finiqit ofroi pamje nga punimet e një “rruge të re” që të çon në Syrin e Kaltër, duke e klasifikuar këtë perlë të turizmit jugor si të sajën, që në fakt, me ndarjen e re territoriale, është zyrtarisht në bashkinë minoritare
“Vazhdon rikonstruksioni i rrjetit rrugor në Syrin e Kaltër nga buxheti i shtetit, i cili përfundon brenda vitit 2022.
Një nga destinacionet më të bukura turistike të bashkisë së Finiqit, e bën atë veçanërisht të njohur, bukuria e saj natyrore, e cila buron nga ujërat e saj të kristalta.
Bashkia jonë që ka shumë atraksione turistike, kulturore dhe historike, është një destinacion turistik për mijëra turistë vendas dhe të huaj, me interesa dhe motivime të ndryshme.
‘Ndërhyrje të tilla në infrastrukturë funksionojnë si katalizator për zhvillimin dhe promovimin e zonës sonë…’, tha kryetari i bashkisë zoti Kiço,”, shkruan institucioni qeverisës që drejton ky i fundit.
Por duhet kujtuar se në nisjen e punimeve të këtij rikonstruksioni infrastrukturor në Syrin e Kaltër, aty në prag të sezonit, pak muaj më parë, Bashkia Finiq mungonte krah qeverisë, e paftuar për të qenë e pranishme, gjë që u përjetua jo mirë aty.
Ndërkohë, Delvina, në administrimin e së cilës qe Syri i Kaltër para ndarjes së re territoriale, më saktë nga Ndërmarrja Pyjore e Atyshme, vuan më së shumti si padrejtësi të ndarjes humbjen e këtij resursi turistik. /sarandacity.al/
https://youtu.be/R2h1axXZMXU