Shqiptarja Klodiana Çela, e cila plagosi ish-partnerin e saj grek Jorgo Neos, doli përpara gjykatës. Ajo mbante jelek anti-plumb, e rrethuar nga oficerët e policisë.
Teksa ishte duke u futur në gjykatë, referuar ish-partnerit, ajo tha për mediat: “Ai më rrëmbeu vajzën për pesë vjet dhe e dhunoi. Ndërsa prokurori nuk bëri asgjë. Unë kam shpëtuar fëmijën tim. Nuk doja ti ndodhte askujt asgjë e keqe. Unë mendova për fëmijën tim se nuk e kisha parë për pesë vjet”.
“Ai i dha drogë dhe e dhunoi. Ai bëri gjithçka për pronën time, bashkë me mjekë të tjerë. Mjekë të famshëm që dalin nëpër kanale dhe flasin për mbrojtjen e qytetarëve. Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën… Unë dua fëmijën tim, asgjë tjetër” tha ajo.
Në momentin që Klodiana Çela largohet, njëra prej familjareve të shqiptares dëgjohet t’i thotë: “Të lumtë dora“. /sarandacity.al/
https://youtu.be/6Xw1kWGmXkk