Kryeministri Rama ceku një ndër çështjet më të ndjeshme në arsim sot, teknologjinë. Duke folur për një trupe arsimore për buxhetin e 2022-shit në Arsim, ai tha se nuk është më koha e tyre, një tjetër ka ardhur, e për këtë duhen përgatitur brezat.
“Duhet të fillojmë t’i nxisim maksimalisht me argumente dhe fakte fëmijët drejt mundësisë së jashtëzakonshme që jep teknologjia, në moshën e tyre, jo në moshën tonë, në moshën tonë ka ikur ajo punë.
Në moshën e atyre ku paralelisht mësojnë gjuhën shqiptare, angleze, të mësojnë edhe gjuhën e kompjuterit, që duhet përkthyer në një botë tjetër, e një tregu që është më i madh global sot, që mund të hysh pa pasur mundësi të lëvizësh nga shtëpia dhe mund të punësohesh, të krijosh ndërmarrjen tënde dhe të rritesh financiarisht pa lëvizur fare nga shtëpia, jo më të lëvizësh nga Shqipëria. Duhet të jemi të gjithë interesuar për ta përçuar këtë mesazh”, tha Rama.
Ai më tej lëshoi mesazhin e fundit të një kaste drejtorësh shkollash, që sipas tij nuk janë më për aty.
“Kemi drejtues që nuk e meritojnë të drejtojnë shkollat dhe janë nën nivelin e mësueseve dhe të një kolektivi mësimor dhe që janë ‘out’ dhe këtu është e qartë për ministren, për drejtorinë e përgjithshme që duhet ndërhyrë që drejtuesit me vlerë të mbështeten dhe motivohen dhe drejtuesve që u ka kaluar koha të largohen”.
Sa i përket pikës së ndjeshme të vlerësimit financiar në Arsim, Rama tha: “Projeksioni ynë i mandatit të tretë është që pagat të rriten padiskutim edhe 32%, por mundësisht të realizojmë objektivin e rritjes 40% të tyre. Kur them mundësisht kjo lidhet me atë që mund të planifikojmë sot, por edhe me çka ne nuk e dimë dhe mund të na shfaqet përpara”. /sarandacity.al/