Një ekzekutim tik mafioz, nga ato ku “krimi heq krimin”, pra i llojit “larje hesapesh”, ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Tiranë, në zonën e Aastirit.
Një breshëri plumbash lëshuar në ecje ndaj një Audi luksoz A8, u morrën jetën dy personave, të dy të njohur në botën e krimit dhe për disa precedent penalë. Një ngjarje tronditëse për kreqytetin, por e zakonshme dhe e pritshme për ato jetë që frymojnë me krimin, pasi zakonisht kanë të njëjtin fund.
Ata janë Erigers Mihasi dhe Armando Dumani. I pari ka qenë në timon, i dyti pasagjer. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e e Unazës së Re, osë ndryshe Astirit.
Sipas asaj çfarë raportohet, Erigers Mihasi njihej si mik i famëkeqit Ervis Martinajt. Tre vite më parë u shoqërua për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e ndodhur në lokalin Monopol, në ish-Bllok. Më herët ai është arrestuar edhe si person i dyshuar për grabitjen, plagosjen, vjedhjen dhe torturimin e prindërve të Elton Çiços në Tepelenë, por gjykata e liroi për mungesë provash.
Në qershor të vitit të kaluar, Erigers Mihasi u shpall në kërkim nga policia në lidhje me arsenalin e armëve të gjetura në Yrshek në banesën e Gëzim Harokut. Sipas grupit hetimor, armët ishin përdorur në një sërë ngjarjesh kriminale të ndodhura në kryeqytet, në Durrës, Sarandë dhe në Shkodër.
Armët në banesën e Harokut u gjetën pas hetimeve që efektivë të Komisariatit numër 6 bënë lidhur me breshërinë e plumbave mbi kompleksin Eiffel në periferi të Tiranës më 15 qershor. Hetimet zbuluan se autorë të kësaj ngjarjeje ishin Gëzim Haroku dhe Erigers Mihasi.
Mihasi ishte mik i ngushtë edhe me Santiago Malkon, ish-policin e vrarë në Porcelan më 27 gusht 2019, me të cilin dyshohet se kanë qenë autor të plagosjes me armë ndaj kushërinjve Rivelino dhe Juxhin Mumajesi në Tiranë në 2018, ku nga sulmi mbeti i plagosur edhe shoku i tyre Ibrahim Durollari.
Ndërsa Armando Dumani, në vitin 2012 ka qenë i arrestuar bashkë me disa persona të tjerë për një sërë grabitjesh në banka të ndryshme. Asokohe banda e tyre u kthye në “makth” për bankat, deri në shkatërrimin e saj nga policia. /sarandacity.al/