Një përplasje fizike e mbetur në tentativë ndodhi mes dy deputetëve, Salianjit dhe Braçes.
Demokrati akuzoi socialistin veteran, duke pretenduar se është në përgjimet e Prokurorisë Italianë për dosjen e Rezart Taçit.
“Del dhe bën këtu si engjëll por nuk është engjëll. Ky zotëria që del dhe bën si më i shqetësuari është në përgjimet e prokurorisë italiane për Rezart Taçin.
A je ti zv.kryeministri që del në përgjime?
Mos m’u drejto mua si kone se je mësuar me këta,” tha Salianji, gjë acaroi Braçen, duke u sulur secili drejt njëri-tjetrit, por që u mbajtën në distancë nga kolegë të tjerë.
Më tej, përgjigja e Braçes qe kjo:
“Erdha këtu sot për të folur për buxhetin, kisha një qëllim dhe i shkova deri në fund për të folur për bujqit. Nuk akuzova askënd.
Tani, në këtë sallë ka shpifës të dënuar nga gjykata dhe jo shpifës por komplotues në kurriz të nderit të njerëzve”, tha deputeti socialist.
Duhet kujtuar se Erion Braçe, pos disa ceneve në komunikim, nuk është përfolur kurrë për afera, pasi dhe kundërshtari politik e ka patur vështirë ta akuzojë për diç. Ky ishte ndër të rrallat raste kur drejt tij lëshohen akuza të kësollojshme. /sarandacity.al/