Spiro Vaso, anëtari i Kryesisë së PD-së Sarandë, ofroi versionin e tij në formë sqaruese lidhur me një rast të denoncuar në Fiks Fare, ku një gazetare e këtij emisioni firmos si anëtarë demokrate në Sarandë për Kuvendin e PD-së thirrur nga Berisha.
Duke qenë se dhe vetë Spiro ishte pjesë e videos, ai sqaron pozicionin e tij në aktin e firmosjes.
Sipas tij, formulari i firmosur nga gazetarja e hequr si anëtare partie, është grisur dhe jo dërguar në Tiranë.
“Lidhur me pamjet e publikuara sot ne emisionin “Fiks Fare” se gjate aktivitetit te foltores se zotit Sali Berisha ne Sarande, nje gazetare e infiltruar firmosi formularin e Partise Demokratike pa qene anetare e saj, me lind detyre te sqaroj se:
Prane meje ka ardhur nje shtetase e paidentifikuar e cila ka kerkuar te firmose formularin per mbledhjen e Kuvendit Kombetar ne dt.11.12.2021. Duke marre parasysh faktin qe ajo ishte pjesemarrese ne takim, por edhe duke menduar si te mireqene faktin qe kjo shtetase kishte dijeni se te drejten e firmes e kane delegatet e Partise Demokratike, e kam orientuar ate tek Kryearja e LDG Sarande dhe tek sekretarja e deges se PD Sarande, si tituallare pergjegjes per administrimin e formulareve. Kembengulja e kesaj shtetaseje dhe mos komunikimi ne vend me dy tituallaret e siperpermendura, me detyroi te gjeja nje formular per ta nenshkruar shtetasja qe e deshironte. Ne kushtet kur ndodheshim ne aktivitet, asnje nga ne nuk ishte i pajisur me listen e delegateve dhe njohja fizike me 140 delegate te Sarandes eshte e pamundur. Si rrjedhoje lejova firmosjen e formularit me gjeneralitetet e shtetases qe deshironte dhe e administrova personalisht.
Ju garantoj se pas verifikimit, emri i kesaj shtetaseje nuk rezultoi ne listen e delegateve dhe ai formular u gris e nuk u dorezua ne seline qendrore te PDSH.
Pavaresisht kesaj, edhe pse evidentuam nje formular te pasakte, menduam se shtetasja ne fjale ishte anetare partie dhe nuk e dinte se firmosnin vetem delegatet, ndaj dhe nuk hetuam me thelle veprimin e saj por nxorrem te pavlefshme formularin duke mos ia bashkangjitur formulareve te tjere te deges se PD Sarande, te cilet tashme jane administruar nga Kryetari i Keshillit Kombetar te PDSH, z. Edi Paloka”, shkruan Spiro Vaso. /sarandacity.al/