Një 60-vjeçar nga Saranda është çuar te Trauma në Tiranë, pasi prej rënies nga pema ka qenë e nevojshme një trajtim më i specializuar.
Zyrtarisht njoftohet se “sot, rreth orës 11:05, në spitalin e Sarandës, është paraqitur, shtetasi J. K., 60 vjeç, pasi dyshohet se është rrezuar nga një pemë në afërsi të banesës së tij, i cili do të dergohet në spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”. /sarandacity.al/