Dyshja që udhëhoqi politikën e mazhorancës në Sarandë për katër vjet, Damian Gjiknuri dhe Alket Hyseni, janë parë sërish bashkë, në afërsi e një procesi brenda PS-së, ku i pari mban postin e lartë të numrit 2, atë të Sekretarit të Përgjithshëm.
“Filluam sot procesin e diskutimit në grupin e punës për ndryshime dhe përmirësime në Statutin e Partisë Socialiste.
Proces diskutimi i cili po ecën paralelisht dhe do të intensifikohet me përfundimin e analizës së rezultatit të marrë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Përmirësimet në Statut do të synojnë riorganizimin e strukturave të partisë me synim maksimalizimin e rezultatit elektoral në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare”, shkruan Gjiknuri, ish-kreu politik i Qarkut Vlorë, pra dhe i Sarandës. /sarandacity.al/