Media greke ka reaguar ndaj një ekspozite por dhe vizite aty të Metës, me temë Çamërinë.
Sipas Protothema-s, ka qenë një akt provokativ ai i presidentit shqiptar, i cili ka ka kaluar mes ca hartave e fotove, siç shkruhet, “për gjoja pushtimin e territoreve shqiptare nga Greqia!”
Reagimi i Greqisë ndaj Presidencës shqiptare ka qenë i menjëhershëm përmes një note diplomatike në lidhje me një “ekspozitë” provokuese ku prezantohen foto dhe harta me objekte të të ashtuquajturit “gjenocidi ndaj çamëve” por edhe “pushtimi i territoreve shqiptare nga Greqia”. (Këto të fundit janë teori të disa emrave publikë, ku veçon dhe Sazan Guri).
Konkretisht, sipas burimeve diplomatike, ambasada greke në Tiranë ka zhvilluar një protestë të fortë dhe ka kërkuar menjëherë shpjegime nga zyra e presidentit shqiptar Ilir Meta lidhur me aktin në fjalë, raporton Protothema.
Fotot, të cilat janë postuar në gardhin e jashtëm të pallatit presidencial shqiptar, shoqërohen me akuza ndaj vendit tonë për “gjenocid ndaj çamëve”, si dhe me harta që tregojnë pjesën më të madhe të Greqisë si “territore të pushtuara shqiptare”, shkruan kjo media.
Ekspozita u organizua nga Fondacioni “Çamëria” dhe Akademia “Rrënjët Shqiptare”, në bashkëpunim me ekspozitën “Vështrim historik etnokulturor i Pellazgjisë – Epirit – Thesproti – Çamëri”. /sarandacity.al/