Kryeministri Rama pati një tjetër fjalëmbajtje mbi çështjen e plehrave, ku paralajmëroi krerët e bahkive, sidomos atyre bregdetare.
“Nuk do i miratojmë buxhetin asnjë bashkie ne nivelin e prefekturës po qe se nuk do të mbajë fondit. Nëse nuk do të kenë buxhetin do të punojmë me këshilltarët e bashkive që ta rrëzojnë buxhetin”, tha Rama.
Ai më tej përmendi dhe Sarandën kur tha se “Ka bashki që autorizojnë biznese për të derdhur inertet në pika të paligjshme”.
“Janë disa bashki që nga Malësia e Madhe edhe në Elbasan, e deri në Himarë e Sarandë që mbyllin sytë përballë situata të tillave.
Nuk duhet tua lejojnë vetes që t’u shkelin syrin këtyre kamionëve duhet të informojnë policinë e shtetit për këtë situatë. Pjesë e policisë do të jetë edhe krimi mjedisor”, arsyetoi i pari i qeverisë.
Ai shjegoi dhe aksionin e nisur që nga Pylli i Sodës ën Vlorë, me të në krye, kur tha: “Që kur nisi aksioni i pastrimit që prej 30 ditësh vazhdon atje në Pyllin e Sodës, që nga ajo ditë vazhdon dhe s’ka mbaruar akoma plehrat atje. Përse ndodh kjo? Sepse për 30 vite nuk është pastruar.
Sa më shumë të futesh në atë pyll aq më shumë plehra gjen. Që do të thotë se edhe kur kanë shkuar gjoja për ta pastruar, i kanë shtyrë plehrat edhe më tej. Për këtë të gjithë kanë kusuret e tyre. Por kusurin më të madh e kanë këtu individët që e bëjnë të pamundur pastërtinë”. /sarandacity.al/