Në Delvinë, aty ku rinia po largohet dukshmërisht dhe me sy të lirë, sipas deputetes Denaj ka prej atyre që besojnë te ardhmja e vendit të tyre.
“Në Delvinë, me të rinjtë dhe të rejat, të cilët janë forca transformuese e partisë sonë.
Afrimi dhe angazhimi i tyre është i rëndësishëm për të ardhmen e forcës sonë, në rrugëtimin për ta bërë familjen e çdo të riu dhe të reje, që beson te vizioni ynë për ndërtimin e një Shqipërie më të mire”, shkruan Denaj.
Edhe pse situata nuk është aq rozë në Delvinë, nga pushteti përcillet optimizëm në çdo rast. /sarandacity.al/