Policia bën me dije arrestime në Delvinë të personave që organizonin lojra fati në ilegalitet.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë bënë arrestimin në flagrancë të shtetesave I.B., 21 vjeç dhe Xh.P., 27 vjeç , banues në Delvinë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi S.H., 47 vjeç banues në Vlorë.
Shërbimet e policisë gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen “Sinan Ballaci” në lokalin në pronësi të shtetasit S.H., dhe të punësuar I.B., dhe Xh.P., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6 kompjutera dhe 3 televizora, të cilët dyshohet se përdoreshin për lojra fati”, thuhet në njoftimin zyrtar. /sarandacity.al/