Policia e Sarandës thotë se ka arrestuar një person i cili pos që goditi një grua, u rebelua dhe ndaj vetë efektivëve policorë
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, proceduan penalisht për veprat penale ‘Dëmtime të tjera me dashje’, dhe ‘Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik’, shtetasin O.S.,37 vjeç , banues në lagjen nr.3 Sarandë, pasi ka goditur me grushte shtetasen K.Ll.,42 vjeçe, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë kryerjes së detyrës”, thuhet në njoftimin zyrtar. /sarandacity.al/