“PAQJA është frymë, kuptim dhe botëkuptim.
Në prani të Ambasadorëve për Paqe nga 21 vende të Rajonit, Europës dhe Botës, më 21 nëntor 2021, Shqipëria çeli dyert e Ambasadës së Paqes për Ballkanin.
Tirana bëhet kësisoj ‘kryeqyteti’ ballkanik i Paqes.
Momente për t’u mbajtur mend”, shkruan kolegu Thoma Nika.
Në këtë përurim, Këshilli Lokal i Paqes nga Saranda pati delegacionin e vet, të kryesuar nga pikërisht Kryetari Thoma Nika, njëherësh zëdhënës i Bashkisë. /sarandacity.al/