Urdhri i qeverisë ka hyrë në fuqi më 6 dhjetor dhe është e detyrueshme mbajtja e maskave në të gjitha vendet e punës (EPA – Ilustrim)
Greqia vendosi kufizime të reja të hënën me synimin për të frenuar përhapjen e një lloji të ri të koronavirusit.
Urdhri i qeverisë hyn në fuqi më 6 dhjetor që konsiston në detyrimin e mbajtjës së maskës në të gjitha vendet e punës.
Vetëm personat që kanë një certifikatë vaksinimi ose kanë marrë së fundmi COVID-19 lejohen të hyjnë në ambientet e brendshme të rekreacionit dhe argëtimit.
Hapësirat e kufizuara përfshijnë hapësira të mbyllura në bare, restorante, kinema dhe muze.
Kufizime shtesë janë futur në vendet e kultit gjithashtu.
Përafërsisht një e treta e popullsisë së vendit dhe një e katërta e të rriturve janë të pavaksinuar dhe vdekshmëria është rritur ndjeshëm që nga fundi i tetorit, duke arritur nivelin më të lartë në gjashtë muajt e fundit.
Masat u vendosën pasi zënia e repartit për trajtimin e pacientëve me COVID-19 në spitale kaloi 90 për qind.
Ministri i Shëndetësisë Thanos Plevris tha se kufizimet aktuale do të rishikohen brenda dy javësh.
“Bashkëqytetarët tanë të pavaksinuar janë ata që sëmuren, që shtrohen në reanimacion dhe vdesin”, tha Plevris. /sarandacity.al/