Një 46-vjeçar në Sarandë ka përfunduar në prangat e Policisë pasi ka dhunuar të shoqen.
Njoftimi zyrtar thotë se “nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë kapja dhe ndalimi me inisiativë i shtetasit me inicialet B. K., 46 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Materialet iu referuan Prokurorisë, për për veprën penale ‘Dhuna në familje’.
Kujtojmë që në kohë pandemike, ky fenomen konsiderohet i tejshtuar në familje. Kjo si pasojë e stresit dhe e vështirësive të shtuara ekonomike. /sarandacity.al/