Lehtësirat fiskale ndaj jahteve, atyre që në verë popullojnë sidomos Portin e Sarandës po marrin goditje tashmë që po diskutohet paketa e re fiskale.
Është Konfindustria, e cila ka reaguar kundër kërkesë së Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, ku u propozua ulja e taksës së karburantit për jahtet. “
“Konfindustria vlerëson se është e papranueshme ekonomikisht dhe mjaft e rëndë moralisht ulja e taksës së karburanteve nga 65 lekë/litër në 40 leke/litër për mjetet lundruese. Kërkesa për ulje të taksës së karburanteve për mjetet lundruese është bërë gjatë shqyrtimit në komisionet parlamentare të draftit të Paketës Fiskale 2022.
Konfindustria vlerëson, se buxheti i shtetit në një rast të tillë do të humbte drejtëpërdrejt të paktën 14 milion$ USD pa llogaritur sasitë e padeklaruara. Gjatë gjithë viteve të mungesës së taksës së mësipërme nuk janë arkëtuar mbi 50 milionë $USD/vit në buxhetin e shtetit në përfitim të kompanive tregtare oligopol të karburanteve. Moralisht është e papranueshme mosarkëtimi i shumës së mësipërme, në kushtet kur në buxhetin e vitit 2022 për shkak të shtrengesës financiare për dhjetramijë fermerë, është hequr rimbursimi i kostove mbetëse të TVSH-së.
Konfindustria i kërkon komisioneve parlamentare, që jo vetëm të mos ketë ulje të taksës së karburanteve për kategoritë e mjetet lundruese, por të shikohet rritja dhe përcaktimi i nivelit të taksës sipas politikave të vendeve të BE dhe rajonit. Gjithashtu, taksa e karburanteve është e domosdoshme parë edhe kostot mjedisore të mjeteve lundruese”, thuhet në reagimin e Konfindustrias.
Por në të njëjtën linjë ka qëndruar dhe një zë jo i vogël i qeverisjes, ndonëse i vogël në fizik. Erion Braçe nuk është dakort për favorizimin e disa sektorëve të turizmit para bujqësisë.
Në një prej katër amendimeve që ai ka paraqitur, është dhe ky:
“Për TVSH-në;
Rivendosjen e kompesimit 20% për bujkun/prodhimin e tij; barazimin e skemës 20/20, detyrimin e MBU për të paguar vlerën e kompesimit në faturë për bujkun;
Heqjen e favorit për të gjitha furnizimet brenda hotel/resort me 5 yje brand name; Heqjen e favorit për furnizimin me tokë për qëllime ndërtimi dhe furnizimin me ndertesë në shitjen e parë në zonat rezidenciale jashtë zonave urbane dhe në bregdet”. /sarandacity.al/