Deputetja Denaj njofton për një takim që ka patur me gruan që përfaqëson Greqinë në Shqipëri.
“Kënaqësi që të prisja në takim ambasadoren e Greqisë në Tiranë znj. Sophia Philippiddou”, shkruan ajo që përfaqëson mazhorancën në Jug të vendit, ku përfshihet dhe një popullsi minoritare.
Megjithatë, ky aspekt nuk është potencuar në fjalët e mëpastajme të znj. Denaj.
“Biseduam për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona edhe në kuadër të marrëdhënieve ndërparlamentare.
“Vlerësova ndihmën e dhënë nga Greqia për integrimin e vendit sa më të shpejtë në BE”, shkruan deputetja socialiste e Sarandës. /sarandacity.al/