Kryeministri Rama përcolli tjetër mesazh vlerësues për patriotizmin mjedisor të treguar në një fushatë pastrim territori, diktuar prej tij dhe ndërmarrë nga institucione lokale.
Aty, ai përfshin dhe Sarandën, por ende jo Himarën, që ishte dhe shkaku kryesor i kësaj fushate.
“Faleminderit për angazhimin çdo ditë e më shumë në Planin Kombëtar të Pastrimit.
PATRIOT është ai që nuk e turpëron vendin e tij në sytë e udhëtarëve, duke hedhur plehrat rrugëve, po merakoset e kujdeset që Shqipëria të jetë e pastër dhe e rregullt në çdo cep, për të mikpritur miq si në çdo shtëpi shqiptare…
Momente nga pastrimi sot në Malësinë e Madhe, Vlorë, Sarandë, Divjakë, Lushnje, Bulqizë, Kurbin, Mallakastër dhe Elbasan”, shkruan i pari i qeverisë. /sarandacity.al/