Duke mbrojtur Paketën Fiskale 2022, zv.kryeminsitri Arben Ahmetaj tha se “Ekonomia shqiptare kaloi periudhë jashtëzakonisht të vështirë”, të cilat më pas ia adresoi si shkak tërmetit dhe pandemisë.
“Ekonomia shqiptare kaloi periudhë jashtëzakonisht të vështirë, tërmeti dhe pandemia, që lënë të gjitha gërvishtjet afatgjata në fytyrën e një ekonomie, por mënyra si i kemi trajtuar dhe si jemi zgjedhur në mënyrë të maturuar tregon se Shqipëria ka arritur një maturim fiskal dhe papërgjegjshmëria është lënë mbrapa vite e vite”, tha ai, pa thënë konkretisht se cilat kanë qenë papërgjegjshmëritë e së kaluarës.
Ai pranoi dhe borxhin e lartë publik, por iu mbrojt me një argument referencial.
“Buxheti ka disa kryefjalë, e para është paketa sociale. Jam dakord edhe me debatin e opozitës a është mjaft apo jo. Pandemia vazhdon, shpresoj të mos kemi valën e katërt.
Kryefjala tjetër është infrastruktura kritike. 80% borxhi publik patjetër që është i lartë, por u zgjeruam si një 100 vende e kusur.
Edhe Gjermania ka shkuar 80% e buxhetit. Por kemi filluar të ringrihemi dhe po rritemi me shpejtësi dhe arsyet janë dy; kujdesi i qeverisë dhe vibranca ekonomike.
Një nga arsyet e rritjes ekonomike është konsumi, por jemi shumë larg të qenit rozë, por ky buxhet ndihmon në injektimin drejt sektorëve të duhur”, argumentoi njeri që drejtoi ekonominë dhe financat për disa vite nën këtë qeveri. /sarandacity.al/
77552 816669I surely did not realize that. Learnt something new nowadays! Thanks for that. 181
416879 257873Very intriguing subject , appreciate it for putting up. 578918
685740 330990very good put up, i really really like this web internet site, maintain on it 25135