Deputetja Denaj, si ish-ministre e Financave dhe Ekonomisë, avokoi Buxheti i vitit 2022, i cili u miratua sot në Kuvend, si dhe Paketën e re Fiskale. Për të parën shprehu bindjen se do të ndihmojë në rritjen ekonomike, nxitjen e punësimit si dhe konsolidon rindërtimin.
“Është një buxhet që ndihmon rritjen ekonomike, nxitjen e punësimit dhe shumë elementë të rëndësishëm të jetës së përditshme. Buxheti konsolidon rindërtimin dhe vijon më tej me fokusin te shëndetësia”.
Ndërsa sa i përket Paketës Fiskale, me kundërshti dhe nga brenda mazhorancës, ku kolegu i saj Braçe e ak kritikuar fort, ajo tha se “Paketa fiskale nuk duhet patjetër të kënaqë një palë. Është produkt i një politike që nuk duhet të lejojë lehtësi. Të zëvendësohet aty ku duhet për zhvillimin ekonomik me subvencione”.
“TVSH nuk është pjesë e kostos në produktin final. Dikton një marrëdhënie të ndryshuar të fermerit me grumbulluesin”, tha Denaj.
“Ne jemi konsistentë në debatin mes kolegëve që në 2019. Paketa fiskale nuk është paketë që domosdoshmërisht vjen në kontekstin e ndihmës. Në vite ka qenë e tillë dhe ne prandaj kemi diskutuar, një strategji afatmesme janë analizuar të gjithë sektorët. Ndihma ka politika të tjera që i bën ministria e bujqësisë. Kushtet janë të tilla që nuk lejojnë automatizimin e proceseve.
Nëse paketa fiskale vendos barazi dhe duhet të vendosë për të gjithë sektorët duhet të ndihmojë dhe të rrisë cilësinë. Ka elementë të caktuar që ndikohen në mënyrë të drejtpërdrejtë cilësinë e produktit.
Produktet të caktuara kanë një masë të lejuar të një produkti që e vendosin në etiketë. Kur flasin për paketë fiskale duhet të shikojmë sesi nxitet skema. Këto skema që lidhen me lehtësinë të fillojnë të reduktohen. Ka edhe sektorë të tjerë që kanë lehtësi fiskale, por gradualisht duhet të shikojnë produktivitetin e tyre”, argumentoi Denaj në ABC Neës. /sarandacity.al/