Kreu demokrat basha tha se nga SHBA i është kërkuar shumë më tepër se pezullimi ndaj Berishës, pra akti që ai ndërmorri më 9 shtator, një ditë para hapjes së legjislaturës së re, duke e pezulluar nga grupi parlamentar.
Amerikanët i kanë kërkuar distancim ose dhe përjashtimin për farë të Berishës nga PD, sipas asaj çfarë tha Basha në “Open”.
“SHBA ka kërkuar përjashtimin nga Kuvendi, përjashtimin nga partia. Vendimi i marrë në 9 shtator, u bë me qëllim që të shmangte koston ndaj demokratëve dhe Partisë Demokratike. Partia Demokratike kishte vendosur një standard dhe me ‘non grata-t’ e tjera. Falë investimit politik dhe personal të kryetarit, u arrit në një vendim të tillë deri në përfundimin e hetimeve, duke bërë realitet premtimin e Berishës që nuk do ta përfshijë PD në një nivel të tillë”, tha Basha, i cili shtoi:
“Falë investimit tim politik dhe personal, në përmasa që nuk do t’i bëja për veten time, një distancim i Berishës nga PD u kthye në një pezullim”.
“Unë nuk e komentoj vendimin e SHBA. Ka më shumë se tre akuza, pas shpalljes non-grata ka patur qëndrime zyrtare të zyrtarëve të lartë amerikanë që kanë ardhur në Tiranë dhe kanë kërkuar distancimin e plotë të PD nga Sali Berisha”, tha ndër të tjera Basha. /sarandacity.al/